Pas dy javësh i humbur gjendet i pajetë, i mbytur në lumin e Lanës në zonën e Shkozës 5-vjeçari Klodian Hashimi. Vogëlushi ishte denoncuar 2 javë më parë i zhdukur në një emision.
Klodian Hashimi rezultonte i humbur më 17 shkurt të këtij viti, nga parku i lodrave pranë banesës në Shkozë. E gjetën shumë pak metra larg shtëpisë së tyre tek banesat sociale në Shkozë, por fatkeqësisht të pajetë.
Kjo zonë është ende kantier ndërtimi, pasi po vijon projekti për rehabilitimin e bregut të Lumit të Lanës në segmentin nga Materniteti i Ri deri në Shkozë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.03.2020, rreth orës 12:15, në Shkozë, në një kanal kullues në afërsi të banesave sociale dhe ngjitur me lumin e Lanës është gjetur i dekompozuar fëmija K.H,, i cili ishte denoncuar nga prindërit si i humbur mbrëmjen e datës 17 shkurt 2020.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.





