Trupi i pajetë i një 82-vjeçari është gjetur i mbytur në lumin Shushicë në Vlorë. 

Viktima i identifikuar si shtetasi Vesel Devollaj, është gjetur rreth orës 10:20 në afërsi të fshatit Xhuerinë.

Policia thotë se viktima, prej dy ditësh rezultonte i shpallur në kërkim si i larguar nga banesa.

Ai gjithashtu vuante nga probleme të shëndetit mendor, thotë policia.

Trupi i pajetë do të transportohet drejtim morgut në Spitalin Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.