Gjendet i mbytur një peshkatar pranë portit të Shëngjinit.
Viktima është identifikuar si shtetasi Mark Ujka, trupi pa jetë i të cilit u gjet mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Skalierat”.
Sipas dëshmive të familjarëve, viktima kishte dalë për peshkim dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi.
Policia e Lezhës thotë paraprakisht se Ujka dyshohet të jetë mbytur për shkak të dallgëve të forta në det.