Gjendet 8-vjeçari që kishte humbur pak orë më parë. Policia e Dibrës njofton se i mituri është gjetur shëndoshë e mirë tek motra e tij në Fushë-Krujë.

Njoftimi i policisë

Sot me datë 17.06.2017, rreth orës 20.00, njofton dhe kërkon ndihmën e policisë shtetasi A.B, nga fshati Shlli, Njësia Administrative  Macukull,  se rreth orës 12.00 i ka humbur fëmija i tij, shtetasi M.B, 8 vjeç, i cili kishte ardhur në qytetin e Burrelit dhe nuk ishte kthyer në banesë.

Menjëherë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, nisën kërkimet për gjetjen e fëmijës, ku brenda pak orëve kanë bërë të mundur gjetjen e vendndodhjes së fëmijës, në Fushë-Krujë tek motra e tij.

Fëmija është shëndoshë e mirë, dhe nuk ka asnjë problem.