Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij ditën e sotme. Mësohet se G.V 53 vjeç ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në rrugën “Ymer Sallaku” rreth orës 14:30.
Dyshohet për shkaqe natyrale, ndërsa po punohet për për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.08.2024, rreth orës 14:30, në rrugën “Ymer Sallaku”, ka ndërruar jetë në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi G. V., 53 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.