18 tetor 2013- Gjendet i pajetë mesditën e sotme në Shkodër trupi i pajetë i një 55 vjeçari. Burime nga policia bëjnë me dije se trupi i pa jetë u gjet në pyjet e fshatit Dedaj të Komunës Shkrel dhe i përket shtetasit Luigj Malota.Që nga data 2 tetor, 55 vjeçari ishte denoncuar nga familjarët si i humbur, pasi ishte larguar me bagëti që në orët e para të mëngjesit dhe nuk ishte kthyer më. Në sajë të hetimeve të kryera deri tani rezulton se vdekja e 55 vjeçarit ka ardhur për shkaqe natyrale.





