Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij këtë të mërkurë në Shkodër.
Policia bën me dije se në fshatin Trush, Shkodër, dyshohet se shtetasi M. M., 81 vjeç, është vetëvrarë me armë gjahu, në banesën e tij.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 10:15, në fshatin Trush, Shkodër, dyshohet se shtetasi M. M., 81 vjeç, është vetëvrarë me armë gjahu, në banesën e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.





