Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur sot në Sarandë. Një 33-vjeçar me iniciale R.M është gjendur i pajetë në banesën e tij në lagjen nr.3.
Ishin familjarët ata që e kanë gjetur të vdekur në shtratin e tij, pa shenja dhune. Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të spitalit “Petro Nako” të Sarandës ku do t’i nënshtrohet autopsisë.
Mësohet se ai ka pasur precedentë të mëparshëm penal.
Njoftimi i plotë:
Sot, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Sarandë, është gjetur në banesë nga familjarët, pa shenja jete shtetasi R. M., 33 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





