Një shtetas është gjetur u pajetë në banesë, në lagjen nr.12, tek një banesë private pranë ish-fabrikës së bukës në Durrës.

“DurrësLajm” mëson se shtetasi, identiteti i të cilin ende nuk dihet, kishte disa ditë që nuk ishte parë në lagje dhe nuk kishte komunikuar në telefon me familjarët.

Për këtë arsye është kërkuar ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve, gjatë pasdites së sotme.

Pasi është hapur dera e banesës nga efektivët zjarrfikës, qytetari 65-vjeçar është gjetur i pajetë.

Nuk dihet ende në cilat rrethana ka humbur jetën dhe nëse ka pasur shenja dhune në trupin e të ndjerit.

Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Në vendngjarje pritet mbërritja e grupit hetimor për të zbardhur të gjithë dinamikën e rastit.