Një burrë rreth 70 vjeç është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, në katin e tretë të një pallati në lagjen nr. 10, në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, ai është konstatuar nga komshinjtë, të cilët kanë njoftuar menjëherë ambulancën dhe Policinë. Shërbimet ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale.

Nga të dhënat e para dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar nga autoritetet përkatëse.