Ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare aktori i njohur amerikan, Bert Belascko, i cili u gjet i pajetë në një dhomë hoteli.

Babai i aktorit i tronditur nga lajmi është shprehur se djali i tij ishte i izoluar në një hotel dhe se po punonte për filmin e ri.

Miqtë, familjarët nuk kishin arritur të komunikonin me të dhe kishin kontaktuar stafin e hotelit të cilët lajmëruan policinë.

Policia e gjeti e gjeti aktorin të pajetë, ndërsa pritet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes.

38-vjeçari është bërë i njohur në filmin “Let’s stay Together”, dhe në serialin “Pitch”.