Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë. Një 37-vjeçar ka gjetur vdekjen në banesë. Sipas informacioneve të para, mësohet se viktima është identifikuar si Vangjush P. Ai u gjet i vdekur në lagjen 9 të qytetit juglindor.

Dyshohet se viktima ishte përdorues i narkotikëve, pasi në banesën e pabanuar ku u gjet i pajetë, kishte edhe shiringa. Policia njofton se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.