Policia e Vlorës ka gjetur këtë mëngjes një trup të pajetë në Himarë. Rreth orës 07:14, autoritetet kanë marrë njoftim dhë kanë mbërritur menjëherë në vendin ku ndodhej trupi.

Policia ka konstatuar se në dalje të Himarës pranë vendit të quajtur “Qeparo” (në drejtim të Borshit) pranë një shkëmbi, është gjetur i pajetë shtetasi Lorenc Dhimuci, rreth 40 vjeç, banues në Himarë.

Dyshohet se ky shtetas është vetë hedhur nga shkëmbi, pasi nga ekspertiza paraprake rezulton se dëmtimet e marra në trup janë shkaktuar nga hedhja nga shkëmbi. Sipas policisë 40-vjeçari vuante nga sëmundje mendore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.