Një 64-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 9 të Korçës.

Sipas autoriteteve, 64-vjeçari është identifikuar me inicialet P.K. Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën nga shkaqe natyrale, pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së 64-vjeçarit.