Një 74-vjeçar është gjetur i pajetë rreth orës 18:10 në fshatin Brataj, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Bratit”.

Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Rreth orës 18:10, në fshatin Brataj, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Bratit”, është gjetur i pajetë buzë lumit, dyshohet i mbytur, shtetasi M. G., rreth 74 vjeç, banues në Brataj, Selenicë. Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune”,– njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.