Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tropojë, ku një person është gjetur pa jetë në rrethana të paqarta.

Personi mësohet se është një çoban dhe është gjetur në zonën e bjeshkëve.

Ka qenë një person që ka denoncuar rastin në Polici, si një vetëvrasje.

Nga ana e saj, polica ende nuk konfirmon nëse është një vetëvrasje apo vrasje, ndërsa po heton mbi ngjarjen.