Një 55-vjeçar është gjetur i pajetë në rrethana të paqarta pranë ish-zyrave të kombinatit të sheqerit në Maliq.
Mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi Muhamed Tabaku.
Sipas ekspertizës paraprake, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.
Trupi i pajetë u konstatua rreth orës 09:05 të mëngjesit të sotëm, ndërsa mbeten të paqarta shkaqet e ngjarjes.
Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.





