Trupi i një personi të pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnje-Rrogozhinë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Golemit të Lushnjës.

Paraprakisht dyshohet se viktima mund të jetë goditur nga ndonjë automjet. Identiteti i viktimës ende nuk dihet.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet edhe Policia Shkencore.