Një person është gjetur i pajetë këtë të shtunë në rrugën “Ali Shefqeti”, në Tiranë.

Sipas policisë është gjetur pa shenja jete, shtetasi B. M., 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.05.2022, në rrugën “Ali Shefqeti”, në rrugë është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi B. M., 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.