Një 53-vjeçar, rojë në një qendër kontrolli automjetesh në Sarandë, është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm.

Policia tha se rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, në qendrën e kontrollit të automjeteve të fshatit Vrion, Bashkia Finiq, është gjetur i pajetë roja i policisë private me inicialet G.I.

Nga këqyrja paraprake që i është bërë trupit, nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune apo dëmtim tjetër.

Policia dyshon se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, një infarkt.