Trupi i pajetë i një 45-vjeçari, shtetas indian, është gjetur në një rrugë në Maminas.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Njoftimi:
Më datë 16.12.2025:
-rreth orës 22:15, është gjetur në një rrugë në Maminas, trupi i pajetë i shtetasit indian, P. Ch., 45 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 45-vjeçari e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale. Punohet për dokumentimin e shkakut të vdekjes;





