Mëngjesin e sotëm në Tushemisht është gjetur i pajetë në dhomën e hotelit një shtetas indian me nënshtetësi amerikane.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi Najebul Hasan, rreth 60 vjeç, të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi ka pasur probleme shëndetësore.

Nga hetimet paraprake është mësuar se në banesë në vazot e luleve i është gjetur lëndë narkotike hashash. Sipas dëshmive viktima e kultivonte për konsum shëndetësor për sëmundjen që kishte.

Trupi i pajetë i këtij shtetasi është transportuar në morgun e spitalit të Pogradecit ndërsa pritet për t’u transportuar edhe në kryeqytetet për t’iu bërë me pas autopsia dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e mëtejshme të kësaj ngjarje.