Një 46-vjeçar është gjendur i pajetë mëngjesin e sotëm përpara shtëpisë së tij në fshatin Selcë e Poshtme të Pogradecit.

Ai është gjetur nga familjarët dhe dyshohet se shtetasi S.O. është vetëvrarë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 46-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 46-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.