Roja i një servisi në autostradën Tiranë-Durrës është gjetur i pajetë.

Policia njofton se në trupin e viktimës, shtetasit Y. D., 58 vjeç, nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Më datë 13.09.2020, rreth orës 07:21, në autostradën Tiranë-Durrës, në një auto-servis është gjetur i pajetë roja i turnit të tretë shtetasi Y. D., 58 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes