Një person është gjetur i plagosur me thikë në kraharor rreth mesnatës.

Shtetasi J.G 28 vjeç është gjetur nga policia pranë rrugës në fshatin Portëz. Mësohet se 28-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.

Dyshohet se ka qenë një sherr mes dy të rinjve, i cili ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Aktualisht i riu ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut  për jetën.