Një person është gjetur i varur në lagjen nr.15 në Durrës.

Policia e Durrësit bën me dije se më datë 17.04.2018, në zonën e Spitallës është gjetur i varur me litarë shtetasi H.L., 66 vjeç.

Trupi i pajetë i 66-vjeçarit është gjetur në një magazinë pranë banesës.

Sipas burimeve policore, mësohet se viktima vuante nga depresioni.

Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.