27 qershor 2015 – Trupi i pajetë i një personi është gjendur dje në fshatin Gjalish të Matit nga kalimtarë të rastit, të cilët më pas njoftuan policinë.
Viktima është identifikuar si Dritan Buci, 28 vjeç dhe mendohet se ka vdekur si pasojë e një aksidenti.
Nga të dhënat paraprake, thuhet se ai u gjet në një gropë me ujë, së bashku me motorin me të cilin udhëtonte. Ekspertët po bëjnë këqyrjen e skenës së krimit për të sqaruar shkaqet e vdekjes së viktimës.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/