TIRANE, 2 prill 2013 – Pas rreth dy orësh gërmimesh nga ana e forcave zjarrfikëse, është gjetur i vdekur shtetasi Mitush Rama, 32-vjeç. I riu ishte duke punuar me matrapik në një godinë 3 katëshe për të nxjerrë skrap prej saj, kur është zënë nën rrënojat e ndërtesës, që është shembur.
Megjithë punën e bërë nga ekipet e shpëtimit nuk është bërë e mundur nxjerrja e tij e gjallë nga rrënojat. Ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme tek ish TEC-i në zonën e Kombinatit. Banorët bëjnë me dije se ndërtesa u shemb rreth orës 16:40.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





