Rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm policia ka gjetur një 44-vjeçar të mbytur, në anë të lumit Guahak në Skrapar.
Mësohet se viktima është identifikuar me inicialet M.Xh., banues në Sharovë, Skrapar.
Sipas dyshimeve paraprake mendohet se 44-vjeçari është vetëmbytur.
Grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





