Një 82-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një arë në fshatin Larushk, Fushë Krujë.
Paraprakisht, dyshohet se 82-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas ishte larguar nga banesa më datë 27.09.2022.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fushë Krujë
Rreth orës 15:11, është gjetur në një arë, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. B., 82 vjeç, banues në Barkanush, Krujë. Paraprakisht, dyshohet se 82-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas ishte larguar nga banesa më datë 27.09.2022. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





