Aktori amerikan, Michael K. Williams është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në New York. 54-vjeçari ka qenë i njohur më së shumti për rolin në serialin dramatik “The Wire” të transmetuar në HBO.

Mediat amerikane duke iu referuar burimeve, raportojnë se aktori 54-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e mbidozës, por kjo teori nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Michael K. Williams ka qenë më parë i nominuar për tre çmime “Emmy”, si dhe kishte diskutuar hapur luftën e tij me drogën ndër vite.

Zëdhënësi i Policisë së New York-ut u tha mediave se autoritetet shkuan në apartamentin e aktorit 54-vjeçar në Brooklyn, pasi ishin njoftuar me telefonatë urgjente.