SHBA, 13 korrik 2014 – Aktori britanik, Dave Legeno, i cili ka luajtur karakterin negativ në tre filma “Harry Potter”, ka humbur jetën teksa po ecte nëpër Death Valley të Kalifornisë.

Policia ka njoftuar se atë e kishin gjetur disa kalimtarë dhe besohet se ka vdekur nga të nxehtit.

“Nuk ka shenja për vdekje të dhunshme”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Lugina e vdekjes (Death Valley) është parku më i nxehtë nacional në SHBA që gjendet 86 metra nën nivelin e detit. Temperatura mesatare në korrik është 48 gradë Celsius.

Legeno ka qenë boksier, mundës dhe artist. Krahas rolit të Fenrir Greyback në filmat “Harry Potter”, ai ka luajtur edhe përballë Brad Pitt (“Snatch”) e Christian Bale (“Batman Begins”).

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/