Një 50-vjeçar, pronar i një lokali në Vlorë, është gjetur i pajetë në biznesin e tij.
Sipas informacioneve të para nga policia, bëhet me dije se vdekja e 50-vjeçarit me iniciale L.Xh. dyshohet se ka ardhur për shkaqe aksidentale. Në trupin e tij nuk kishte shenja dhune, ka njoftuar policia.
Viktima u gjet në lokalin e tij në lagjen “28 Nëntori”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e rrethanave.





