I dyshuari i katërt për sulmin e djeshëm në Banjskë të Zveçanit është gjetur i vdekur në malin e këtij fshati.

Raportohet se afër tij është gjetur edhe një armë e tipit kallashnikov dhe disa karikatorë.

Gjatë së dielës, Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre të dyshuar të tjerë për sulmin ku u vra polici Afrim Bunjaku janë vrarë poashtu.