Një efektiv policie është gjetur i vdekur këtë të enjte në ujërat e lumit Kir të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima është Dedë Shkalla, 52 vjeç. Ai ishte punonjës i zyrës operacionale të Policisë së Shkodrës.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e saj.





