Një infermier 64-vjeçar është gjetur i pajetë sot në Elbasan. Sipas policisë lokale, viktima është Nebi Guga, infermier në Njësinë Administrative Lunik në Bashkinë e Librazhdit.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë nga një atak kardiak.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Qendrës Spitalore të Elbasanit për t’iu nënshtruar autopsisë, për të konfirmuar shkaqet e vdekjes.