29 korrik 2013- Është gjetur i pajetë sot në banesën e tij në qendër të Tiranës një 70 vjeçar. Mësohet se viktima Yllio Çaçi 70 vjeç është gjetur i vdekur në banesë, pas denoncimit që kanë bërë në komisariatin e policisë Nr.1 banorët përreth zonës, të cilët kanë ndjerë erën e keqe që kundërmonte viktima prej disa ditësh, gjë që ka ngjallur edhe dyshime tek ata.Pas denoncimit, shërbimi zjarrfikës ka shpërthyer me mjete të forta derën e banesës ku banonte i moshuari, i cili gjendej aty i vdekur prej disa ditësh.Sipas hetimeve paraprake, mësohet se vdekja e të moshuarit ka ndodhur për shkaqe natyrale, ndërkohë që shkaqet përfundimtare do të përcaktohen nga ekspertët e mjekësisë ligjore.





