Një 36-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Durrës.
Policia bën me dije se viktima me iniciale E.T. është gjetur pa shenje jete ditën e diel rreth orës 15:30, në lagjen nr. 8 ku edhe banonte.
Policia thotë se nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune, por shkaku i vdekjes është ende i paqartë. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, por ndërkohë po punohet për përcaktimin e shkaqeve.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





