Gjendet i pajetë në breg të detit një i ri në Durrës.

Sipas burimeve zyrtare, E. Xh., 26 vjeç, banues në qytetin bregdetar, ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 16:45, në lagjen nr. 1, Durrës, në breg të detit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi E. Xh., 26 vjeç, banues në Durrës.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.