Një i moshuar është ndarë nga jeta në dhomën e një hoteli në qytetin e Fierit.

Policia ka dhënë një informacion paraprak në lidhje me ngjarjen, ku thotë se 80-vjeçari me inicialet R.S me banim në fshatin Dërmenas, u gjet i pajetë rreth orës 09:30.

Hoteli ndodhet në lagjen "Apollonia" në Fier dhe sipas informacioneve të para, dyshohet që i moshuari të ketë qenë në dhomë me një grua.

“Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një infarkti kardiak. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje”,thotë policia në një njoftim zyrtar, paraprak.