Gjendet i vdekur në garazhin e shtëpisë një shtetas.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Progër, Devoll.

Në garazhin e banesës së tij, është gjetur i pa jetë, pa shenja dhune, shtetasi A. G., rreth 53 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga asfiksia e gazit të gjeneratorit që përdorte.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.