Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz, ku në ambientet e një hoteli është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi italian.
Bëhet ne dije se është gjetur i pajetë shtetasi italian A. S., 71 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 08.12.2021, në një hotel në Kamzë, nga shërbimet e hotelit, është gjetur në dhomë pa shenja jete, shtetasi italian A. S., 71 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.





