Një 59-vjeçar është gjendur i vdekur në një magazinë pranë banesës së tij në fshatin Cakran të Fierit.

Sipas burimeve, 59-vjeçari dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë këtë rast.

Informacione paraprake:

Rreth orës 13:20, në fshatin Cakran, në ambientet e magazinës pranë banesës, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi Sh. S., 59 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të rastit.