Këngëtari maqedonas Vlatko Ilievski, i cili përfaqësoi Maqedoninë në Festivalin e Këngës në Eurovision 2011, ka ndërruar jetë.
33-vjeçari është gjetur i vdekur në një makinë në Shkup mbrëmjen e së shtunës.
Më parë këtë javë ai festoi ditëlindjen.
Policia po heton për të zbuluar shkaqet e vdekjes së këngëtarit.
Vlatko përfaqësoi ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë në Eurovision me këngën Rusinka. Me 36 pikë dhe në vendin e 16-të në gjysmëfinalen e dytë, ai nuk arriti dot në finale.
Ai është një nga këngëtarët më të njohur të rock-ut të vendit.