Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selenicë, ku një 47-vjeçar është gjetur i pajetë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një mal të fshatit Gjormë, ku 47-vjeçari nga Elbasani me iniciale E.G., ishte punësuar si çoban prej kohësh. Për fat të keq ai u gjet dje pa shenja jete në malin e fshatit, pasi u dha alarmi se ishte zhdukur.
Sipas njoftimit të policisë, ai dyshohet se ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.