Gjendet i pajetë një i moshuar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhapokike 2 Bashkia Memaliaj.

Trupi i pajetë i 70-vjeçarit Faik H., u gjet nga kalimtarë të rastit që kanë njoftuar policinë. Viktima është banor i fshatit Zhapokike2.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse 70-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e ndonjë aksidenti, nga shkaqe natyrale apo është vrarë.

Sipas burimeve nga vendngjarja, bëhet e ditur se viktima kishte pak ditë që kishte humbur kontaktet me familjen.