Gjendet i vdekur një burrë në rrugët e Vlorës.Viktima mendohet të jetë rreth moshes 60 vjeç.
Dyshohet se 60-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
Njoftimi policisë:
Policia thotë se sot rreth orës 10:00, në “Pashaliman”, Orikum, në rrugë, është gjetur pa shenja jete, një shtetas i seksit mashkull rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





