Punonjësi i një kompanie security është gjetur në trotuar pa shenja jete. Ngjarja e rëndë është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës.

Njoftimi i policisë Tiranë/ Informacion paraprak:

Më datë 19.06.2020, rreth orës 20:41, në autostradën Tiranë – Durrës, në trotuar pranë një subjekti privat ku ka qënë me sherbim është gjetur i shtrire pa shenja jetë shtetasi I.D., 58 vjeç, punonjës i një kompanie Security.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.