Policia ka njoftuar se gjatë natës së djeshme, rreth orës 23:40, në fshatin Halilaj të rrethit të Lushnjës është gjetur nga familjarët në kanalin me ujë shtetasi T.B, 71 vjeç.

Nga hetimet paraprake rezulton se i moshuari ka rënë nga biçikleta dhe është mbytur.

Nuk dihen më shumë detaje lidhur me dinamikën e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.