Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, shërbimet e Policisë në Dibër kanë marrë informacion, se në banesën e tij në qytetin e Peshkopisë, shtetasi P.E., rreth 62 vjeç, dyshohet se në gjendje depresioni ka prerë damarët e duarve dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e plotë dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.





